Plas sherri në familjen Kardashian, Kim dhe Kourtney grushtohen para kamerave (VIDEO)

Dramat në familjen Kardashian duket se nuk kanë të ndalur. Sezoni i 18-të i ‘reality shoë’ pritet të nisë shumë shpejtë, ndërsa nga traileri ka qenë një moment në veçanti ai që ka tërhequr vëmendje.

Një zënkë mes Kourtney dhe Kim duket se e ka tensionuar marrëdhënien në familje. Në pak sekonda, shihet qartazi se Kourtney e qëllon Kim me shishe, ndërsa kjo e fundit ka reaguar ashpër.

“Mos eja kurrë në atë mënyrë tek mua”, dëgjohet të thotë Kim, teksa e ka grushtuar të motrën në fytyrë. Shkaku për një konflikt të tillë nuk dihet ende, megjithatë ndjekësit e formatit presin me padurim të shohin gjithçka në sezonin e 18-të.

Kujtojmë se Kourtney nuk do të jetë më pjesë e “Keeping Up With The Kardashians”


Shtuar 26.02.2020 11:47