Thaçi mesazh ngushëllimi për Ramën: Bashkëndjej me ju dhimbjen e thellë!

Kryeministri Rama ka humbur ditën e sotme nënë, Aneta Rama e cila u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare.

Një mesazh ngushëllimi në këtë ditë të trishtë për kreun e qeverisë i ka nisur presidenti i Kosovës.

Me anë të një postimi në Facebook, Hashim Thaçi i drejtohet Ramës duke i thënë se “bashkëndjej me ju dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të nënës Aneta.”

Thaçi i ofron Ramës ngushëllimet në emër të familjes së tij.

Postimi

“I dashur Edi, në këtë ditë të pikëllimit, por edhe të krenarisë, bashkëndjej me ju dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të nënës Aneta. Ngushëllimet më të sinqerta në emër timin dhe të familjes. HTH” /abcnews.al/


Shtuar 1.08.2020 09:11