Skandali me dosjet e Speciales, Organizata e Veteranëve konferencë të jashtëzakonshme në media

Organizata e Veteranëve ka njoftuar se sot do të mbajnë një konferencë të jashtëzakonshme për media.

“Ju njoftojmë se OVL UÇK selia qendrore në Prishtinë mban konferencë të jashtëzakonshme për media sot më 22.09.2020 në ora 11:30”, kanë bërë të ditur nga organizata e veteranëve shkruan ekspress.

Të njejtët megjithatë, nuk kanë njoftuar se për cfarë do të flasin në këtë temë.

Ditë më parë në zyrat e veteranëve të UCK’së janë lënë disa dosje për të cilat është bërë e ditur se janë të Speciales.


Shtuar 22.09.2020 08:58