Infektohet me COVID-19 Voltana Ademi

Kryebashkiakia e Shkodrës Voltana Ademi, është infektuar me koronavirus.

Menjëherë pas konfirmimit kryebashkiakja nuk ka dalë në zyrën e saj ashtu si çdo ditë ndërsa mësohet se ndodhet tashmë e izoluar derisa të marrë përgjigjet e tjera.

Po ashtu janë marrë tamponet dhe për stafin e saj të ngushtë, dhe pritet përgjigja e tyre.

Ademi ka shfaqur shenja të virusit, si temperaturë, dhe lodhje fizike, dhe menjëherë ka njoftuar më pas autoritetet e shëndetit publik vendor, ku më pas i është bërë edhe tamponi.

Që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë, janë prekur 12535 persona nga Covid 19, ndërkohë që 364 prej kanë ndërruar jetë.


Shtuar 22.09.2020 09:00