Pandev: I gatshëm të jap tripletën e fituar me Interin për ta mposhtur Kosovën

Jo vetëm Kosova e ëndërron kualifikimin në Euro 2020, pasi edhe në kampin e Maqedonisë së Veriut e ëndërrojnë pjesëmarrjen në këtë kompeticion madhor.

Madje, një prej liderëve të Maqedonisë së Veriut siç është 36-vjeçari Goran Pandev që është edhe kapiten shprehet se është i gatshëm të falë të gjithë titujt gjatë karrierës për të jetuar një ngjarje të madhe duke përfaqësuar vendin e tij.

“Unë kam qenë në ekipin kombëtar për shumë vite dhe kjo që kemi tani, miqësia nuk ka qenë më parë. Unë i jap të gjithë trofetë për t’u kualifikuar në Kampionatin Europian”, u shpreh Pandev.

Kujtojmë që Goran Pandev në sezonin 2009-2010 ishte pjesë e Interit të famshëm të Jose Mourinhos që fitoi tripletën, madje ishte një titullar fiks i zikaltrve edhe pse u bë pjesë e tyre vetëm në muajin janar të 2010-ës.


Shtuar 23.04.2020 17:48