Orë të tëra në pritje, fluks në pikat doganore

Me të mbaruar pushimet e festave, emigrantët po largohen nga Kosova duke iu drejtuar vendeve ku jetojnë e punojnë.

Kjo gjë ka bërë që të krijohen radhë të gjata në vendkalimet kufitare.

Kolona më të gjata janë krijuar në pikat kufitare të cilat bëjnë lidhjen mes Kosovës dhe Serbisë. Në Merdare, kolonat arrijnë deri në 1 mijë e 100 metra, ku për të dalë nga Kosova përmes kësaj pike duhet pritur tri orë, shkruan Telegrafi.

Gjithashtu te Dheu i Bardhë kolonat arrijnë deri në 600 metra, ndërkaq bashkatdhetarët duhet pritur një orë për të dalë nga Kosova përmes kësaj pike. Gjendja është e njëjtë edhe në Jarinje.

Kurse, sipas të dhënave të fundit të publikuar në ora 09:50 nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, vendkalimet tjera janë të lira për qarkullim, hyrja dhe dalja mund të bëhet nga tre deri në pesë minuta.

Po ashtu, kjo qendër njofton shoferët se të gjitha rrugët që shpijnë në vendkalimet kufitare janë të lira, dhe se në to nuk ka dëborë, mjegull, rrëshqitje dheu dhe akull.


Shtuar 6.01.2020 09:55