Kushtet e vështira klimatike në Puglia mund të sjellin shtyrjen e një ndeshjeje nga Serie A.
Bëhet fjalë për duelin Lecce-Udinese, e vlefshme për xhiron e 18-të në Serie A.
Mediat italiane raportojnë se erërat e fuqishme në Salento rrezikojnë të shtyjnë ballafaqimin e caktuar në Via del Mare.
Aktualisht nuk ka ndonjë vendim zyrtar për shtyrje por gjendja është duke u monitoruar në vazhdimësi.
Dueli është caktuar të fillojë në ora 18:00.