Nuk respektuan rregullat e qeverisë për lokalet, arrestohen tre persona në Kosovë

Janë arrestuar dy persona në raste të ndryshme në Prizren, por me arsyen e njëjtë.

Të dyshuarit në lokalet e tyre të ndara nuk kishin respektuar vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Me vendim të Prokurorisë së Prizrenit që të dy janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregull.

Për mos-respektimin e vendimit të qeverisë është arrestuar edhe një person në Suharekë. I njëjti në lokalin e tij nuk kishte respektuar vendimin e qeverisë dhe me vendim të prokurorit pas intervisimit është dërguar në mbajtje.


Shtuar 23.03.2020 08:20