Nis seanca e Kuvendit në Kosovë, Osmani: Salla është e pasigurtë

Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës për votimin e buxhetit për vitin 2020.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka folur në këtë seancë për kushtet që ofron salla ku po mbahet kjo seancë, pasur parasysh situatën e jashtëzakonshme me përhapjen e koronavirusit.

Ajo ka thënë se salla nuk i siguron kushtet e nevojshme të rekomanduara nga IKSHP.

“Kjo sallë nuk i siguron kushtet e nevojshme të rekomanduara nga IKSHP, por meqenëse duhet që të kalojë buxheti dhe që institucionet shëndetësore t’i kenë mjetet. Një sugjerim që të flisni secili nga vendet e juaja. Kjo sallë është dezinfektuar sot në mëngjes, mirëpo përsëri duhet të kemi kujdes”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, në këtë seancë është propozuar që buxheti sot të kalojë në të dy leximet.


Shtuar 14.03.2020 15:17