Ngjarje e rëndë në Vushtrri: 2 vellëzer vdesin brenda ditës, dyshohet se u helmuan me alkool

Kosova ditëve të fundit është tronditur nga ngjarje të rënda.

E një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vushtrrisë, ku dy persona janë gjetur pa shenja jete.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Rajonin e Mitrovicës, Avdni Zahiti.

“Rasti është inicu si vdekje e dyshimtë, trupat e dy personave të pajetë janë dërguar për eskpertizë mjeko – ligjore. Diku në mesditë sot policia ka marrë informatë që një person është gjetur pa shenja jete në shtëpi të tij, ndërkohë kanë kuptuar që pak më herët personi tjetër po ashtu ka ndërruar jetë në spital”, ka thënë ai.

Derisa burime të Indeksonline mësojnë se viktimat kanë vëllezër dhe se të njëjtit kanë vdekur si pasojë e helmimit ka alkooli.


Shtuar 17.06.2020 17:30