Qeveria hap thesin, miratohet fondi për dëmet nga tërmeti i 26 nëntorit (FOTO LAJM)

Miratohet fondi për dëmet e shtëpive dhe pallateve të shkaktuara nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit.

Fondi në fjalë do të jepet për riparimin e banesave dhe pallateve në Kavajë e Kamëz.

Shuma e akorduar për këtë fond do të jetë 510 240 000 lekë. Ky fond është për financimin e rikonstruksionit të banesave individuale, dhe njësive të banimit në ndërtesa (pallat), për ato individë, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë.

Tërmeti i 26 nëntorit 2019 ka qenë një ndër ditët më tragjike të Shqipërisë, ku la pas viktima dhe mijëra të plagosur.


Shtuar 17.06.2020 17:31