Kurti: Tarifa 100% hiqet sapo të vendoset reciprociteti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot se tarifa 100% ndaj mallrave të Serbisë do të zëvendësohet me parimin e reciprocitetit.

“Tarifa 100% hiqet porsa të vendoset reciprociteti. Shumë shpejt fillojmë t’i përgatisim Doganat e Kosovës për këtë. Si Kryeministër i Republikës së Kosovës e kam shprehur vullnetin që ta heqim tarifën 100%. Pres që Serbia të deklarohet se ka vullnet për ndaljen e fushatës për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës”, u shpreh Kurti.


Shtuar 8.02.2020 18:16