Zbardhet ngjarja, maskat grabisin biznesin në Elbasan

Një natë më parë një biznes ka rënë pre e grabitësve në Elbasan.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Sule Papri”, autorët kanë arritur të marrin një shumë prej 50 mijë lekësh nga kasa e dyqanit.

Ngjarja është konstatuar nga pronari i dyqanit në fjalë, mëngjesin e sotëm , i cili sapo kishte hapur biznesin për të filluar rutinën e ditës por ka vërejtur që aty mungojnë paratë.

Pronari ka njoftuar policinë, ku këta të fundit po punojnë për identifikimin dhe kapjen e aturëve, por deri më tani nuk ka asnjë të shoqëruar.


Shtuar 8.02.2020 18:14