Isa Mustafa mbledh disa deputetë të LDK-së, mes tyre edhe Vjosa Osmani

Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, së bashku me kryetarin e kësaj partie, Isa Mustafën ka disa orë që janë duke qëndruar në selinë qendrore ku u tha se është mbledhur kryesia.

Në fakt, Mustafa nuk kishte mbledhur kryesinë, por disa deputetë të grupit parlamentar dhe nënkryetaren Vjosa Osmani.

Më vonë, u bë e ditur se Mustafa ka thirrur edhe mbledhjen e kryesisë.

Televizioni T7 raporton se janë parë duke hyrë, nënkryetari Agim Veliu dhe Haki Rugova si dhe kryetari i degës në Pejë, Gazmend Muhaxheri.

I pyetur nga mediat, Muhaxheri ka ironizuar duke thënë se i ka ftuar zyrtari i LDK-së, Selver Doda. Shkurtimisht, ai tha se nuk e di temën që do të diskutohet.

Mirëpo, Muhaxherin e ka demantuar, kreu i Lipjanit, Imri Ahmeti. Ai ju ka thënë mediave se Mustafa e ka thirrur në mbledhje kryesinë.


Shtuar 31.01.2020 14:17