Kurti nuk shkon tek Thaçi, si pritet ta marrë mandatin

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti ka refuzuar të shkojë sot në Presidencë për të marrë mandatin e formimit të qeverisë.

Pritej që ai të shkonte në orën 12:00, por kjo nuk ka ndodhur.

Mësohet se mandati do t’i dërgohet me postë nga Presidenca në zyrën e kreut të Kuvendit Glauk Konjufca, i cili do t’ja kalojë Albin Kurtit si kreun e partisë së parë që fitoi zgjedhjet, shkruan albeu.com.

Albin Kurti u mandatua sëfundmi nga VV për të qenë kryeministri i vendit dhe duhet që brenda dy javëve të formojë qeverinë. /albeu.com


Shtuar 20.01.2020 11:12