Babai i policit të plagosur: Djali duhet të dërgohet jashtë shtetit

Artur Mrasori, polici i lënduar në aksionin e mbrëmshëm në Zhur të Prizrenit po vazhdon të mjekohet në QKUK.

Ai ka marrë lëndime të rënda në sy nga shpërthimi i bombës.

Babai i tij, Ganimet Mrasori tha për EO se po shikojnë mundësinë për ta transferuar birin e tyre jashtë shtetit për shërim.

“Gjendja ta këqyrim si mund të jetë, si mund të ketë një transferim diku jashtë me shku për shkak të shpëtimit të operimit në sy”, tha ai.

Babi i policit të lënduar falënderoi institucionet të cilët po mundohen për shërimin e djalit të tij.

“Falënderojmë këto institucione që kanë bërë këtu kryeministrit, ministrit të Punëve të Brendshme, etj”, tha ai shrkuan ekspress.

Kryeministri në detyrë gjatë ditës vizitojë Arturin, teksa premtoj ndihmë institucionale për shërimin e tij.

Shtuar 29.01.2020 14:16