Albin Kurti: Këngët e Pagarushës po më sillen nëpër kokë, bilbili na la!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përcjell një ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ikonës së muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha.

Kurti shkruan në “Facebook” se sot të gjithë i kanë sytë të njomur, pasi Pagarusha ishte talente e papërsëritshme muzikore.

“Sot për ty të gjithë i kemi sytë e njomë!

 Bilbili na la. Këngët e saj po më sillen nëpër kokë. Zëri i saj s’pushon. Mes pak minutave të lirë nga takimi në takim, që po i kam, po e gjej veten duke menduar rreth këtyre këngëve.

Nexhmije Pagarusha, talentja e papërsëritshme muzikore, vdiq sot në moshën 86 vjeçare. La pas vetes plot 5 albume e 88 këngë. Më shumë vepra se vite jete. Secila këngë më e mirë se tjetra.

Ngushëllime të gjithë artdashësve. Kjo është humbje e madhe për gjithë popullin e për muzikën”, shkruan Kurti.


Shtuar 7.02.2020 13:50