Tragjike! Gruaja me COVID-19 gjendet pa jetë në shtëpi, mjekët nuk e morën në spital(FOTO LAJM)

Një fakt tragjik është ai i një gruaje në Angli e cila ndërroi jetë në banesën e saj pasi mjekët i thanë të qëndronte në shtëpi.

Kayla William, 36 vjeçe, vdiq në apartamentin e saj në Londrën e Jugut, Britani.

Një grua dyshohet se ndërroi jetë nga koronavirusi, COVID-19, pasi ndihmës mjekët e vizituan në shtëpi dhe i thanë se nuk ishte prioritet.

Një ditë më parë, bashkëshorti Fabian Williams kishte telefonuar urgjencën për ti thënë se partnerja ishte sëmurë.

Në një rrëfim për “The Guardian”, ai tha se nëna e tre fëmijëve kishte kollë, temperaturë të lartë dhe dhimbje stomaku.

“Telefonova 999 sepse gruaja ime kishte vështirësi në frymëmarrje, kishte përzierje dhe dhimbje në stomak.

Teksa po u thoja se gjendja e saj po përkeqësohej, ata më thanë ta shtrij në tokë. Spitali nuk do e marrë, ajo nuk është prioritet.”

Vetëm një ditë më vonë, bashkëshorti i saj e gjeti atë të pajetë në banesën e tyre./albeu.com/


Shtuar 25.03.2020 21:12