Presidenti amerikan, Donald Trump paralajmëroi mbrëmë Irakun se mund të përballet me sanksione të rënda, nëse vendi i tij largon trupat amerikane.
Këto komente, ai i bëri teksa kthehej në Uashington DC, pas një pushimi dy javor në pronën e tij në Mar-a-Lago në Florida.
Trump u pa dorë për dore me bashkëshorten e tij Melania dhe djalin e vogël Barron.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë u tha gazetarëve se një largim i detyruar i trupave amerikane do të sillte sanksione ndaj Irakut.
Tensionet vazhdojnë të jenë të larta pas vrasjes së gjeneralit iranian, Kasem Sulejmani në Bagdad javën e kaluar. Irani është zotuar se do të “hakmerret ashpër”. Kreu 62-vjeçar i njësisë elitë Quds, koordinonte operacionet ushtarake iraniane në Lindjen e Mesme, por nga Shtetet e Bashkuara shihej si terrorist.