Pamje përrallore! Emina Cunmulaj publikon foto nga dasma dhe janë magjike (FOTO LAJM)

Modelja Emina Cunmulaj është një ndër modelet më të suksesshme me origjinë shqiptare.

Ajo është bërë shpesh pjesë e medias rozë për shkak të lidhjes së saj dhe martesës e cila në fillimet e saj është paragjykuar shumë.

Sot Emina ka postuar një sëri fotosh dhe videosh nga dita e dasmës së saj dhe pamjet janë përrallore.

Nga momenti i ecjes drejt altarit te momenti i kërcimit të çiftit, gjithçka duket shumë romantike.

Emina shfaqet e veshur me një fustan nusërie që i rri pas trupit, ndërsa flokët i ka të kapur në hapjen e ceremonisë.

Nuk mungojnë fotot nga arredimi i sallës me petale trëndfilash, apo edhe ato të fishekzjarreve.

“Dita kur u ndjeva si një princeshë”, shkruan Emina në njërin nga postimet ku shfaqet si në përralla! .


Shtuar 20.06.2020 19:30