Nora ndan fotot nga super ditëlindja e Renee, nuk mungon as Roberti (FOTO LAJM)

Vajza e Norës dhe Robertit dje festoi ditëlindjen.

Me rastin e ditëlindjes së Renee, Nora Istrefi dhe Robert Berisha organizuan festë në kopsht të shtëpisë.

Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit fotografi të shumta nga festa për ditëlindjen e pestë të vajzës, ku tregon edhe të ftuarit.

Natyrisht se në ditëlindje nuk mungoi as Roberti, madje ai është edhe në fotografitë që ndau me ndjekësit Nora.

Edhe kësaj radhe, dy artistët treguan se ruajnë marrëdhënie të shëndoshë edhe pas ndarjes.

Në këtë festë, përveç familjarëve të Norës e Robertit, nuk munguan as miqtë e tyre më të ngushtë dhe shoqëria e Renee.


Shtuar 16.05.2020 09:48