Ç’po ndodh me çiftin, “Bihter” dhe bashkëshorti fotografohen në spital (FOTO LAJM)

Aktorja turke Beren Saat dhe bashkëshorti i saj, Kenan Dogulu janë fotografuar së fundmi duke dalë nga spitali.

Menjëherë gazetarët që ndodheshin aty u afruan për t’i pyetur çfarë ka ndodhur pasi fansat janë shqetësuar. Bashkëshorti i aktores i siguroi të gjithë se ata janë shumë mirë dhe bënë një kontroll.

Gazetarët e pyetën Dogulun mos ky kontroll kishte të bënte me koronavirusin, por ai u përgjigj se ishte thjesht një kontroll i përgjithshëm.

“Jo, Zoti na ruajt”-tha Dogulu.

Kujtojmë që Beren Saat dhe Kenan Dogulu kanë pasur një krizë në martesën e tyre, por së fundmi u ribashkuan dhe duken shumë të lumtur krah njëri-tjetrit.


Shtuar 14.09.2020 12:15