Ç’po kurdisin Ardit Gjebrea dhe Arilena Ara (FOTO LAJM)

Një foto e vetme e Arilenës me artistin e njohur, Ardit Gjebrea buzë detit, i ka bërë të gjithë ndjekësit se shumë shpejt do të dëgjojnë një bashkëpunim prej tyre.

Këngëtarja ka ndarë në llogarinë e saj një moment ku shfaqen të dy të veshur me të bardha, buzë detit dhe Arditi i ulur pranë pianos.

“Moment”, ka shkruar Arilena krah postimit, ndërsa Arditi ka zbuluar se Ara do të jetë pjesë e rubrikës ‘Tani mund të këndosh’ në ‘E diela shqiptare’.

Me siguri ndjekësit janë shumë kureshtarë se çfarë do të sjellin dy këngëtarët në ditët në vazhdim. Kujtojmë se personazhi i parë në rubrikën e re të së dielës ishte reperi kosovar mjaft i suksesshëm, Ledri Vula.


Shtuar 16.09.2020 09:59