Rama përballet me Bakojanis për detin: Negociojmë në Gjykatë

Kryeministri Edi Rama është përballur me ish-ministren e jashtme të Greqisë, Dora Bakoyannis në lidhje me çështjen e detit në takimin e organizuar nga “THE ECONOMIST”: Ballkani Perëndimor përtej 2020-s.

Kreu i qeverisë u shpreh se kjo çështje mes Shqipërisë dhe Greqisë zgjidhen me ndihmën e palëve të treta, ose gjykatave ndërkombëtare.

Ai gjithashtu ka shtuar se beson se janë në drejtimin e duhur dhe se politikat mes dy vendeve duhet të bëhen të shkëlyqera njëssoj sic janë mes njerëzve.

“Kur ftoni ballkanasit në panel sigurohuni që të keni më shumë kohë, sepse nga njëra anë ky është një rajon shumë interesant. Për zonjën e nderuar do të thoja thjesht që kjo ka qenë një marrëveshje që është hedhur poshtë nga gjykata kushtetuese e Shqipërisë. Jemi në rrugën e duhur. Kemi zhvilluar një dialog intensiv me qeverinë e kaluar. Befas herë pas here kthehen në çështje të nxehta në zjarrin e politikës lokale.

Por janë çështje që nuk kanë zjarr. Sfida jonë është që ta bëjmë politikën midis dy vendeve po aq të shkëlqyera sa janë marrëdhëniet mes njerëzve, ajo që kuptoj nga miqtë grekë dhe qytetarëve shqiptarë është se nuk ka ndjesi negative, apo mëri mes njerëzve. Ne ua detyrojmë që ti çojmë marrëdhëniet në të tilla nivele.

Jam besimplotë se jemi në drejtimin e duhur. Unë kam një ide të thjeshtë që e kam paraqitur më parë dhe shpresoj që sa më shpejt të arrijmë dakordësi. Kur bëhet fjalë për zona detare ta zgjidhim çështjen me të tjerë, nëpërmjet një pale të tretë apo edhe gjykatave ndërkombëtare. Kjo të jetë e drejtë dhe të mos përdoret nga patriotët atje dhe këtu. Kryeministri flet për të drejtë të Greqisë për të shtrirë kufijtë detarë dhe vetëm kjo shndërrohet në çështje në rrjetet sociale në Shqipëri dhe po kështu në qarqet politike, a thua se kryeministri grek duhet tu përgjigjet njerëzve që s’dinë për çfarë flasin. Kjo ndez pakanaqësi” u shpreh Rama.


Shtuar 16.09.2020 10:05