Piu kafe me nipin e më pas mori makinën e tij, detaje nga atentati ndaj Preng Gjinit

Nga hetimet lidhur me atentatin me ekzpoziv të ndodhur pasditen e djeshme në kryeqytet, bëhet me dije se Preng Gjini mbërriti në afërsi të vendngjarjes 15 minuta para shpërthimit.

Ai zbriti nga një makinë tip “ML”, piu kafe me nipin e tij, më pas merr makinën e nipit dhe pasi largohet makina shpërthen.

Ashtu sikundër është raportuar edhe më herët, lënda shpërthyese ishte vendosur në krahun e pasagjerit, pasi është zbërthyer rrota e parë.

Sipas sektorit të hetimeve të krimeve të rënda shpërthimi nuk është telekomanduar me telefon, por me pult, një teknikë e fundit që përdoret nga kriminelët për të mos lënë gjurmë në qelizat telefonike.

Besohet, Gjini është ndjekur këmba këmbës dhe atentatorët kanë vëzhguar çdo lëvizje të tij.

Ai e merrte shume rrallë drejtimin e makinës dhe udhëtonte vetëm si pasagjer, ndaj dhe lënda plasëse dyshohet se është vendosur nga krahu i pasagjerit.


Shtuar 16.09.2020 09:56