Bënë dasmë me flamur, momentet më të bukura të çiftit që u ekzekutuan nga babai (FOTO LAJM)

Vrasja e çiftit shqiptar më 31 dhjetor nga babai në Australi ka tronditur gjithë botën.

Ata u përcollën në banesën e fundit, me një ceremoni mortore ku nuk mungoi vaji dhe lotët e të afërmve.

Miqtë kanë rrëfyer se ata ishin mjaft të lumtur me njëri-tjetrin dhe kurrë nuk e kishin harruar origjinën, pavarësisht se jetonin prej vitesh në Australia.

Madje, në disa foto të publikuara nga dasma e tyre, shihet teksa festojnë me flamurin kuqezi.

Në dasmën e tyre nuk kanë munguar as vallet dhe traditat shqiptare, që të rinjtë i sollën më së miri në ditën e tyre më të rëndësishme.


Shtuar 7.01.2020 10:13