Mijëra xhihadistë në Siri, gati për luftë kundër Greqisë (FOTO LAJM)

“Në rast lufte me Greqinë, jemi gati që të shlyejmë borxhin tonë ndaj Turqisë”.

Kështu janë shprehur krerët e Ushtrisë së Lirë të Sirisë, e cila aktualisht është duke luftuar përballë ushtrisë së Presidentit Asad në veri të Sirisë.

Lajmi ka bërë bujë në disa media turke, të cilat shprehen se mijëra xhihadistë janë të gatshëm që të përballen me Greqinë nëse do të ketë një luftë me Turqinë, raporton albeu.com.

Një tjetër deklaratë të ngjashme sipas mediave turke vjen edhe nga një personazh i njohur në përplasjen civile në Siri, i cili thërritet si “Abu TOW”, për shkak se është i specializuar në përdorimin e sistemeve raketore anti-tank.

Ai numëron me dhjetra tanke të shkatërruara nga forcat kundërshtare dhe aktualisht sipas mediave turke deklaron se do të radhitet në krah të Turqisë nëse do të ketë një luftë me Greqinë. /albeu.com


Shtuar 8.09.2020 09:08