E konfirmuar: Zaniolo 6 muaj pa futboll, dëmtimi është i rëndë

Nicolo Zaniolo mbyll vitin, pas dëmtimit të pësuar në sfidën e djeshme që Italia fitoi kundër Holandës. Mesfushori i Romës ka këputur ligamentin e gjurit dhe kështu do operohet e do të mungojë të paktën për gjashtë muaj.

Një makth për Zaniolo, i cili e ka përjetuar edhe një herë tjetër këtë situatë. Pas ndeshjes së Italisë kishte shpresa që të mos kishte këputje ligamenti. Të paktën nisur edhe nga fjalët që tha trajneri Roberto Mancini për “Rai Sport”.

“Shpresojmë që të mos ketë asgjë serioze. Ai ishte shumë i shqetësuar në momentin që ndodhi, por më pas u ndje më mirë për shkak se nuk ishte aq e dhimbshme. Shpresoj të mos jetë aq serioze sa herën e parë. Ai dukej disi më i qetë”, ishin fjalët e trajnerit të Italisë.


Shtuar 8.09.2020 08:59