Kim Jong në rrezik për jetën? Koreja e Jugut e mohon

Lajmi se Kim Jonhg Un është i sëmurë dhe në gjendje të rëndë shëndetësore, është mohuar nga Koreja e Jugut.

Lajmi i bërë publik nga CNN, nuk ka marrë përgjigje zyrtare nga Peniani ndërsa është vendi fqinj Koreja e Jugut që e mohon.

Sipas Seoulit zyrtar, nuk ka shenja që 36- vjeçari të jetë i sëmurë apo të ketë kryer operacion.

Tashmë edhe BBC e quan këtë si një spekulim teksa nuk është hera e parë që ndodh me Kim Jong- Un.

Por përsëri dyshimet ngelen në tryezë pasi është shumë i çuditshëm fakti që ai nuk u shfaq më 15 prill, ditën më të rëndësishme të Koresë së Veriut, dita kur lindi Kim Jong- Un.


Shtuar 21.04.2020 08:10