E bënë të vdekur, Kim Jong-Un shfaqet në publik (FOTO LAJM)

Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-Un është rishfaqur në publik, pas tre javësh spekulime lidhur me gjendjen e tij shëndetësore dhe pasi u përfol i vdekur.

Ai u pa i buzëqeshur dhe në formë të mirë shëndetësore.

Kim u shfaq për të prerë shiritin në një fabrikë fertilizimi në Sunchon të premten, me rastin e ditës së punëtorëve, 1 Majit.

Agjencia shtetërore koreano-veriore KCNA, shkruan se prej pranisë së tij “që të gjithë pjesëmarrësit duartrokitën furishëm dhe thirrën ‘jetë të gjatë’.

Gjatë mungesës së tij në media, u përfol si i sëmurë rëndë, madje edhe si i vdekur pas një ndërhyrje delikate kirurgjikale, teksa nuk munguan fotografi ku sugjerohej si i vdekur.

Por Seuli vazhdimisht i mohoi këto zëra, duke i cilësuar si të pavërteta.


Shtuar 2.05.2020 07:02