Aksident tragjik në Lushnje, vdesin në vend dy shtetas

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Lushnje-Krutje, në fshatin Gurrëz e Vogël, rreth orës 18:30.

Mësohet se mjeti ku po udhëtonin dy persona, ka humbur ekuilibrin, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Për pasojë, drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri kanë ndërruar jetë në vend.

Trupat janë nxjerrë nga mjeti dhe janë dërguar në morg, ndërkohë që ende nuk është bërë identifikimi i tyre. Ndërsa grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për shkaqet e këtij aksidenti tragjik.


Shtuar 6.04.2021 20:24