Facebooku ofron deri në 20 ditë pushim me pagesë për viktimat e dhunës në familje ose sulmit seksual

Gjiganti i rrjeteve sociale, Facebook, ka njoftuar se tani po u ofron punonjësve të saj që janë viktima të dhunës në familje ose sulmit seksual deri në 20 ditë pushim me pagesë, raporton Independent.

Politika, e cila tani është në fuqi për punonjësit e Facebookit globalisht, u bë e ditur nga shefi operativ i platformës së rrjeteve sociale, Sheryl Sandberg, në Samitin e Barazisë të Bloomberg.

Sandberg zbuloi se stafi i Facebookit tani është në gjendje të marrë deri në 20 ditë pushim me pagesë nëse janë ose një anëtar i familjes përjeton dhunë ose sulm seksual.

COO shpjegoi se Facebooki mori këtë vendim për ta zbatuar pas rritjes së raporteve të dhunës në familje në vendet rreth botës gjatë pandemisë së koronavirusit.


Shtuar 20.03.2021 20:16