Kërkoi largimin e Kadri Veselit? Reagon ashpër Lirak Çelaj

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Lirak Çelaj, ka reaguar pas zërave se ai kishte kërkuar që të largohet ish-kreu i kësaj partie, Kadri Veseli, dhe të vijë dikush tjetër në vendin e tij.

Ai ka thënë se një pohim i këtillë nuk është i vërtetë, duke shtuar se Kadri Veseli duhet të mbetet kryetar i PDK-së.

Përmes një postimi në Facebook, Çelaj po ashtu tha se nuk është e rastësishme që hapen lajme të tilla të rreme dhe janë të sponsorizuar pikërisht nga ata që ndihen të rrezikuar nga reformat thelbësore që kërkon ai.

 

Postimi i plotë:

Kadri Veseli është dhe duhet të mbetet kryetar i PDK-së

Lajmi qe është publikuar në disa portale është i pavërtetë, se unë gjoja kam kërkuar që të largohet z. Kadri Veseli dhe të vije dikush tjetër në vendin e tij.

Unë vazhdimisht e kam potencuar edhe ne media por edhe ne mbledhje të Këshillit Drejtues të PDK-së se z. Kadri Veseli është dhe duhet të mbetet kryetarë. Unë e çmoj shumë z. Veseli dhe konsideroj që është njeri me shumë vlera dhe i cili ka bërë shumë për Kombin dhe për vendin.

Mendoj që nuk është e rastësishme që hapen lajme të tilla të rreme dhe janë të sponsorizuar pikërisht nga ata që ndihen të rrezikuar nga reformat thelbësore që kërkoj unë. Aparaqikët e partisë nuk dinë gjë tjetër përveç të merren me shpifje. Ky lajm i rrem i ka rrënjët nga ata që kanë uzurpuar pozitat dhe kanë frikë nga demokratizimi i partisë sepse ata do të humbnin edhe privilegjet që i kanë sot e kësaj dite

Kërkesat e mija nuk kanë të bëjnë me individët por me parimet. Po e ritheksoj se disa nga kërkesat e mia janë:

  1. Të marr përgjegjësi dikush për rezultatin e dobët të 14 shkurtit
  2. Të demokratizohet partija që është kapur nga individ.
  3. Të kemi një kryesi e cila del nga votat e Këshillit Drejtues ashtu siç e parasheh statuti i partisë.
  4. Të përcaktohet qartë orientimi ynë duke marr parasysh platformën që ka pasur UÇK e disa nga to janë:

a. Kombi të trajtohet si një pavarësisht kufijve se ku shtrihet

b. Të deklarohet qartë orientimi ynë perëndimor

c. Të ruhet laiciteti i vendit Këto janë disa prej kërkesave të mija. Dhe po ritheksoj se nuk jam i orientuar në përkrahja apo kundër individët e as grupacioneve, përkundrazi jam për qartësim të ideve dhe kushdo që i ka këto ide do ta ketë edhe përkrahjen time.

Shtuar 20.03.2021 08:03