“Supermakina” amfibe, mjeti luksoz që sfidon çdo terren (FOTO LAJM)

Mjetet amfibe nuk janë një shpikje e re. Të krijuar për të ecur në rrugë, ujë, lluc, akull, rërë dhe sipërfaqe të tjera të pazakonta, këto mjete janë përdorur rregullisht që prej viteve 1950.

Por 70 vite më pas, mjeti amfib më luksoz që keni parë ndonjëherë, ka dalë në shitje për 100 mijë dollarë.

Mund të mos jetë aq i shpejtë sa një supermakinë, pasi arrin deri në 100 km/orë, por gjithsesi Arosa mbetet mjeti amfib më i shpejtë në qarkullim. Dhe ndryshe nga Ferrari, McLaren apo Bugatti, ky mjet ecën përmes jastëkëve të ajrit disa centimetra të lartë, që e lejojnë të manovrojë në mënyrë perfekte në çdo terren.

I projektuar nga kompania britanike “Von Mercier”, ky mjet ka një kabinë si avion luftarak, rrota të pasme të fshehura dhe një panel digjital në kabinë.

I pajisur me një motor hibrid, ku motori me naftë furnizon me energji dy motorë të tjerë elektrikë.

Kompania ka deklaruar se do të prodhojë 50 copë nga modeli Arosa, dhe shitjet fillojnë në verë. Deri tani, 180 persona kanë shprehur interes për të pasur një mjet të tillë.

Çmimi fillestar prej 100 mijë dollarësh mund të rritet edhe më shumë, nëse klientët kanë kërkesa specifike, si ngjyra, modifikime në dizajn.

 

Shtuar 21.02.2022 20:21