Teuta dhe Arlis Shala nuk do të vazhdojnë bashkë në sezonin e ardhshëm. Klubi durrsak e bëri publik vendimin me anë të një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale, duke konfirmuar se portieri nuk do të jetë më pjesë e skuadrës.
Në mesazhin e publikuar, “blutë” theksojnë: “Falënderojmë Shalën për kontributin e dhënë gjatë kohës së tij me klubin dhe i urojmë shumë suksese në vazhdimin e karrierës së tij sportive”.
Të lidhura
None found
Gjatë këtij sezoni, 25-vjeçari nuk arriti të marrë asnjë minutë aktivizimi, pasi gjatë gjithë kohës qëndroi si zgjedhje e dytë pas Gentian Selmanit. Edhe pas ardhjes së trajnerit Edlir Tetova në stol, gjendja e tij mbeti e njëjtë.
Para transferimit te Teuta, Shala ishte pjesë e Vushtrrisë në Kosovë. Më herët ai ka luajtur gjithashtu për Drenicën, Llapin dhe Ilirinë, ndërsa në futbollin shqiptar ka qenë edhe te Kastrioti, Flamurtari dhe Luftëtari.
