Brajan Gruda, sulmuesi 20-vjeçar shqiptar, ka bërë hapin e madh të karrierës së tij. Futbollisti është transferuar nga Mainci i Bundesligës gjermane, te Brajtoni në Premier Ligë.
Ka qenë vetë klubi anglez ai që ka zyrtarizuar kalimin e djaloshit shqiptar në radhët e tij, pak ditë para fillimit të edicionit të ri. Klubi bëri të ditur se marrëveshja mes palëve është arritur dhe Gruda do të bëhej pjesë e këtij ekipi sapo të sigurohej leja e punës për të, shkruan Panorama Sport.
Nuk bëhet e ditur ende se cila është shifra e transferimit të Grudës, por mediat gjermane theksojnë se Mainc do të përfitojë rreth 35-40 milionë euro nga pagesa fikse dhe bonuset për sulmuesin anësor i cili përfaqëson Gjermaninë në arenën ndërkombëtare.