ZYRTARE / Publikohet emri i parë nga lista e Sylvinhos, klubi zbulon ftesën e yllit të kombëtares

Pritjes së tifozëve për të mësuar se cilët do të jenë lojtarët e grumbulluar nga Sylvinho për në Euro 2024 do të marrë fund ditën e nesërme.

Në orën 16:00 do të shpallet lista e të grumbulluarve nga braziliani, por tashmë është mësuar lojtari i parë që ka marrë zyrtarisht ftesën nga kuqezinjtë.

Bëhet fjalë për Ernest Muçin. Ish-sulmuesi i Tiranës do të jetë pjesë e kombëtares shqiptare.

Është Besiktas që ka zbuluar diçka të tillë, teksa në faqen zyrtare të klubit ka bërë të ditur të gjithë futbollistët që kanë marrë ftesë nga kombëtare e tyre.

Kështu në këtë listë është edhe emri i yllit të kombëtares, me klubin turk që i zbulon para kohe ftesën e Sylvinhos.


Shtuar 26.05.2024 17:01