Conor Gallagher largohet nga Chelsea pas tetëmbëdhjetë vjetësh për të nisur një eksperiencë të re në karrierë tashmë me fanellën e spanjollëve të Atletico Madrid:
“Atlético de Madrid dhe Çelsi kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Conor Gallagher, i cili ka nënshkruar për klubin deri në vitin 2029.
Mesfushori ka lindur në Angli në vitin 2000 dhe ai është një lojtar i kombëtares angleze”, shkruhet në njoftimin e klubit madrilen.
Spanjollët paguan 40 milionë euro për të bërë të vetin mesfushorin, që fillimisht ishte një alternativë e Mikel Merinos.
Por pasi nuk u arrit marrëveshja me spanjollin, Atletico vendosi që të mbyllë gjithçka me Çelsin për transferimin e Gallagher.