ZYRTARE/ Lukaku rikthehet te Chelsea (FOTO LAJM)

Teksa Chelsea luajti dje në fushë për trofeun e parë të sezonit, Superkupën e Europës ndaj Villarreal dhe u duk qartazi që kishte nevojë për një bomber, ja ku bëhet edhe zyrtare goditja Romelu Lukaku.

Sulmuesi belg mbylli tashmë aventurën 2-vjeçare me Interin të cilët i riktheu te titulli kampion e megjithëse ndihej mirë aty, thirrja e Premier League ishte e fortë dhe dëshira e tij për t’u bërë protagonist sërish në Angli ishte e madhe.

115 mln Euro cash është shuma që arkëton Interi nga shitja e Big Rom i cili u ble për 68 mln Euro pa bonuset 2 vite më parë nga Man. United.

Interi doli me një komunikatë ku njofton transferimin e lojtarit belg te Chelsea duke e falenderuar lojtarin për dy vitet te zikaltërit ku kulmi ishte edhe Scudetto pas shumë vitesh.

Interi prej kohësh kishte arritur akordin me Chelsean për shitjen e sulmuesit dhe vetëm sot u bë zyrtare duke i hapur rrugën edhe zyrtarizimit të përforcimeve për zikaltërit, Dzeko e Dumfries të cilët po presin vetëm njoftimin e transferimeve.


Shtuar 12.08.2021 19:22