OSHEE/ Këto zona në Tiranë nesër do jenë pa energji elektrike për disa orë

Ditën e nesërme nuk do të ketë energji elektrike në disa zona në Tiranë, nga ora 9:00 deri në 17:00, pasi do kryehen investime për fuqizimin e rrjetit të shpërndarjes.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë me dije se zonat që do të preken janë: Rruga “Kosova”, rruga “Berisha”, zona industriale Kamëz, Paskuqan (Treshi), Bregu i Lumit dhe Fushë Mëzezi.

Njoftimi i OSHEE:

Në kuadër të investimit për fuqizimin e rrjetit të shpërndarjes, në datën 13 gusht do të kryhen punime në disa kabina në Tiranë. Pa energji do të mbeten këto zona:09:00-17:00. Pjesërisht: Rruga “Kosova”, rruga “Berisha”, zona industriale Kamëz 09:00-14:00. Pjesërisht: Paskuqan (Treshi), Bregu i Lumit dhe Fushë Mëzezi.


Shtuar 12.08.2021 19:54