Zvicra pa Xhakën ndaj Spanjës, trajneri Yakin: Mungesë e madhe, por do jetë lider në dhomat e zhveshjes

Zvicra do të sfidojë Spanjën pas pak ditësh në kuadër të Nations League, por Granit Xhaka nuk do të jetë i pranishëm në këtë ndeshje për shkak të kartonit të kuq që mori ndaj Danimarkës.

Murat Yakin, trajneri i Zvicrës, ka folur për këtë çështje në konferencën për media: “Xhaka do të jetë me ne, pasi menjëherë bëri me dije se dëshiron të jetë në skuadër, por edhe në dhomat e zhveshjes për ndeshjen ndaj Spanjës. Kjo tregon madhështinë e tij.

Loja jonë do të jetë e guximshme dhe për bazë do t’i marrim ndeshjet në Kampionatin Evropian. Do të luajmë në shtëpi, në stadiumin e mbushur plot.

Do të luajmë futboll intensiv, jemi mësuar me këtë. Kjo kërkon shumë vrapim, duele, dhe për shkak të pasimeve të shumta të Spanjës, duhet të jemi të fokusuar” – tha ai.


Shtuar 7.09.2024 19:33