Zgjidhen problemet mes klubeve, Ballo-Toure kalon testet mjekësore te Milani (VIDEO)

Milani dhe Monaco kanë arritur marrëveshje për Fode Ballo-Toure, i cili ka kaluar testet mjekësore te Milanit.

Mbrojtësi i majtë 24-vjeçar dukej i vendosur për një kalim në Milan këtë verë pas negociatave të gjata klubeve.

Lojtari i Senegalit u transferua në Monaco nga LOSC Lille në janar 2019 dhe ish-lojtari i të rinjve të PSG do të largohet nga Monegasques këtë afat

Ballo-Toure ka mbërritur për testet mjekësore e tij në klinikën Madonnina pas dite, ndërsa Tuttomercatoëeb raporton se detajet ekonomike janë zgjidhur midis dy palëve.

Mësohet se shuma fillestare që do të paguhet është 4.2 milionë euro, ndërsa 500,000 euro janë vendosur në formë bonuesesh.

Testet mjekësore të e planifikuara për këtë mëngjes ishin shtyrë, pasi shifrat vetëm në orët e fundit kanë ndryshuar.


Shtuar 17.07.2021 20:09