Zbulohet si shkoi takimi, Raiola-Laporta për Haaland

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka treguar se ka shkuar takimi mes agjentit Mino Raiola, babai të Erling Haaland dhe presidentit Joan Laporta.

Të tre u takuan për të diskutuar lidhur me të ardhmen e norvegjezit, ngase katalunasit synojnë ta transferojnë në verë.

Fabrizio ka njoftuar se takimi i parë ka qenë pozitiv, por nuk mund të shihet si i përfunduar, ngase gara është mjaftë e gjatë.

“Takimi mes Mino Raiola, babai të Erling Haaland dhe Joan Laporta ka qenë pozitiv. Ishte kontakti i parë për të diskutuar për projektin e ri të Barcelonës, nuk ka asgjë të përfunduar ose avancuar, gara do jetë shumë e gjatë duke marrë parasysh klubet e përfshira”.

“Mino Raiola do bisedojë edhe me top klubet në javët e ardhshme dhe Bayern Munich nuk është në garë për këtë verë. Raiola gjithashtu do takohet me BVB këtë javë të diskutojë për çmimin e Haaland sepse klauzola e lirimit nuk aktivizohet në 2021, vetëm në qershor të 2022”, shkroi ai.

Manchester City, United dhe Real Madrid janë disa nga skuadrat e tjera të interesuara.


Shtuar 1.04.2021 14:49