Elbasani ka zyrtarizuar transferimin e Joseph Ikechukwu, i cili është prezantuar nga klubi verdheblu si lojtari më i ri i skuadrës. Mbrojtësi i majtë pritet t’i japë më shumë alternativa trajnerit Ivan Gvozdenovic në repartin defensiv.
Futbollisti 20-vjeçar do ta nisë për herë të parë një aventurë në Shqipëri. Ai vjen pas përfundimit të angazhimit me FK Spartak Subotica, skuadër që garon në kategorinë e dytë të futbollit serb.
Të lidhura
None found
Afrimi i tij vjen pak ditë përpara rikthimit të nënkampionëve në Superiore. Elbasani do të përballet me Vorën të shtunën, më 10 tetor, në orën 18:30.
