Stadiumi “Fadil Vokrri” është përgatitur për ndeshjen e sontme mes Kosovës dhe Austrisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Të lidhura
None found
Pak minuta para startit, pamjet nga zhveshtorja e përfaqësueses së Kosovës konfirmojnë se përgatitjet kanë përfunduar. Fanellat e kaltërta janë vendosur në ambientet e ekipit, ndërsa futbollistët e drejtuar nga përzgjedhësi Franco Foda do ta zhvillojnë takimin me këtë ngjyrë.
Edhe në tribuna pritet një atmosferë e veçantë, pasi “Fadil Vokrri” parashikohet të jetë i mbushur për këtë sfidë të rëndësishme të Kosovës në shtëpi.
Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar një video të realizuar në stadium para ndeshjes. Në të shihen terreni dhe përgatitjet e fundit për duelin e mbrëmjes.
Fusha tashmë është gati për përballjen, ndërsa dy përfaqësueset pritet të dalin së shpejti në fushë.
Kosova e zhvillon këtë takim pas barazimit 0-0 me Izraelin në Debrecen. Në anën tjetër, Austria e mposhti Kosovën me rezultatin 3-1 në ndeshjen e luajtur në Vjenë.
Dardanët synojnë të paraqiten mirë para tifozëve të tyre dhe të marrin një rezultat pozitiv kundër skuadrës së Ralf Rangnickut.
Ndeshja Kosovë–Austri do të nisë sonte në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
