Po vuan ende nga dëmtimi, Manchester United ofron 30 milion euro për Zaniolon

Manchester United vazhdon të ushtojë presion mbi Romën për kartonin e Nicolò Zaniolo. Sipas mediave italiane “Djajtë e Kuq” kanë gati një ofertë prej 30 milionë eurosh për mesfushorin e verdhekuqëve, i cili ndiqet me interes edhe nga Chelsea.

Pavarësisht oferteave, duket se drejtuesit e klubit italian nuk kanë ndërmend të privohen nga Zaniolo të cilit janë gati t’i ofrojnë rinovimin e kontratës pasi e konsiderojnë shumë të rëndësishëm për të ardhmen.

Shtuar 1.04.2021 02:04