Një vatër zjarri është aktivizuar gjatë ditës së sotme në Zall-Herr, zonë që administrativisht i përket Bashkisë së Tiranës.
Flakët nuk paraqesin rrezik për banesat, pasi pranë vendit ku është përhapur zjarri nuk ndodhen shtëpi.
Të lidhura
None found
Për përballimin e situatës janë dërguar në terren 6 automjete zjarrfikëse dhe 25 efektivë. Sipas të dhënave nga vendngjarja, operacioni për izolimin dhe shuarjen e zjarrit po vijon me intensitet, ndërsa pritet që situata të kontrollohet plotësisht brenda pak minutash.
