Ylli i Italisë drejt Juventusit pas Euro 2020

E ardhmja e Manuel Locatellit projektohet tek Juventusi.

Konfirmimi vjen nga Administratori i Deleguar i Sassulos, Giovanni Carnevali, i cili foli për mediet italiane për të ardhmen e “yjeve” të skuadrës së tij.

Locatelli është rritur shumë gjatë viteve të fundit te Sassuolo, sidomos në aspektin e karakterit. E morëm nga Milani për 12 milionë euro, shumë e madhe për klubin tonë. Gjëja më e rëndësishme tani është ta lëmë të qetë. E ardhmja do të varet shumë nga idetë e tij. Për Locatellin kemi marrë oferta vetëm nga klubet jashtë Italisë. E konfirmoj që me Juventusin do të takohemi ditët e ardhshme për të folur besoj për Locatellin dhe të rinjtë e tjerë.”

Një tjetër emër i nxehtë në tregun e transferimeve është ai i Berardit.

“Synimi i mbrojtësit tonë të ndjerë Giorgio Squinzi ishte që Berardi të bëhej flamur i Sassuolos. Domenico kishte të drejtë në të kaluarën që u rezistoi ofertave nga klubet e tjera, duke u bërë sot një lojtar i rëndësishëm në ekipin tonë kombëtar. Nuk mund të premtoj që ai do të qëndrojë me ne, nuk është çështje parash. Berardi është një djalë i veçantë, me ide shumë të qarta. Ai dëshiron të vazhdojë të argëtohet. Vullneti i tij do të jetë i rëndësishëm.”

Ndërsa për të ardhmen e Raspadorit, Mbi të ardhmen e Raspadorit, Carnevalli sqaroi:

“Mund të them se për ne është i pashitshëm. Nuk duam të privohemi nga të rinjtë tanë më të rëndësishëm”.


Shtuar 23.06.2021 11:31