Edhe pse Franca po paraqitet shkëlqyeshëm në Kupën e Botës, prapaskenat në grumbullimin e “Gjelave” nuk duken aspak të qeta.
Të lidhura
None found
Ndërsa skuadra franceze po bëhet gati për sfidën e madhe çerekfinale kundër Marokut, pas suksesit të vështirë 1-0 ndaj Paraguait në Filadelfia, fokusi është zhvendosur nga loja në fushë te situata në stol.
Sipas raportimeve të Get French Football News, mesfushori i PSG-së, Warren Zaïre-Emery, po ndihet “gjithnjë e më i frustruar” për shkak të mungesës së hapësirave për të kontribuar në këtë turne.
20-vjeçari ishte parashikuar të kishte një peshë të rëndësishme te kampionët në fuqi të botës, sidomos pas një sezoni mbresëlënës në nivel klubesh, por deri në këtë pikë ai ka mbetur jashtë planeve.
Po ashtu, thuhet se Zaire-Emery po e përjeton “me vështirësi” këtë realitet dhe ndjen edhe një lloj “hutimi” pse nuk është zgjedhur, pavarësisht formës së tij shumë të mirë me klubin.
Megjithëse Franca ka avancuar me një ecuri perfekte deri në çerekfinale, një prej talenteve më të mëdhenj të saj raportohet se po i afrohet pikës së thyerjes për shkak të rolit që ka në Amerikën e Veriut.
Deri tani, mesfushori nuk ka marrë asnjë minutë në pesë ndeshjet që Franca ka zhvilluar në këtë Botëror.
Paraqitjet e tij të pjekura dhe cilësia në lojë e kishin kthyer në një titullar të padiskutueshëm në “Parc des Princes”, ndaj pranimi i një roli kaq të vogël me kombëtaren po rezulton edhe më i vështirë.
Didier Deschamps ka zgjedhur të mbështetet te dysheja e mesfushës Manu Kone dhe Adrien Rabiot, sidomos pas mungesës së Aurelien Tchouameni.
Në të njëjtën kohë, shokët e tij te PSG-ja, Bradley Barcola, Desire Doue dhe Ousmane Dembele, kanë pasur një rol të rëndësishëm në repartin sulmues të Francës.
