Benzema fshihet në Mykonos me roje private, yjet e NBA e “djegin” verën me të dashurat (FOTO LAJM)

Karim Benzema ka zgjedhur ishullin e famshëm Mykonos për ta kaluar pushimet. Edhe pse i maskuar me kapele e syze kur mbërriti, ai nuk u ka shpëtuar paparacëve që e kanë zbuluar.

Sulmuesi i Real Madrid dhe i Francës po pushon me bashkëshorten dhe vajzën e tij dhe kërkon privatësi, çka i mundësohet edhe nga prania e dy rojeve private.

Pas një sezoni të gjatë, që u shoqërua edhe me rikthimin me kombëtaren e Francës në EURO 2020, Benzema kërkon qetësi në një vend të rrethuar nga jahtet dhe femrat e bukura.

Ndryshe nga Benzema, yjet e NBA, Domantas Sabonis (Indiana Pacers) dhe Jonas Valanciunas (Memphis Grizzlies) duan pushime pak më të zhurmshme.

Krah të dashurave të tyre, ata konsumojnë shampanjë dhe nargjile, ndërsa kur ccohen duhet ta ulin disi kokën, prej shtatlartësisë së tyre.


Shtuar 6.07.2021 12:33